Mucunski – Ageler: Ruajtje e vazhdimësisë në dialogun politik mes të dyja vendeve dhe bashkëpunim partneriteti në kuadër të NATO-s

Shkup, 6 gusht 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim me amabasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler, në të cilin ishte prezantuar edhe zëvendës shefi i sapoemëruar i misionit në Shkup Nikoll Varn.

Në kuadër të takimit, siç informon ministria e këtij dikasteri, Mucunski e përsëriti mirënjohjen për mbështetjen afatgjate nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për proceset gjithpërfshirëse të reformave në vend.

“Bashkërisht ishte konfirmuar interesi për ruajtjen e vazhdimësisë në dialogun politik mes dy vendeve mike, vazhdimin e aktiviteteve në kuadër të Dialogut strategjik, si dhe bashkëpunim partneriteti në kuadër të Aleancës së NATO-s”, thuhet në kumtesë.

Gjatë kësaj, siç bëhet e ditur, ishte riafirmuar fokusi i fuqishëm i Qeverisë së re drejt përshpejtimit të procesit të integrimeve evropiane të vendit dhe ofrimin e reformave të cilat do të nënkuptojnë progres të dukshëm për qytetarët, para së gjithash në pjesën e sigurimit të zhvillimit ekonomik dhe përparimin e sundimit të drejtësisë, si dhe luftën kundër korrupsionit

Lexo gjithashtu
Total
0
Share