Sensacioni turk Yusuf Dikec, i cili fitoi medaljen e argjendtë në garën me pistoletë ajrore 10 metra në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, ka ftuar miliarderin Elon Musk në kryeqytetin e Turqisë, Stambollin.
Qitësi turk u bë sensacion pas pamjes së tij të rastësishme në Lojërat Olimpike, teksa u pa pa asnjë mbrojtje për vesh dhe lente gjatë garës së qitjes.
Në një postim në X, Yusuf shkroi: “Përshëndetje Elon, a mendon se robotët e ardhshëm mund të fitojnë medalje në Lojërat Olimpike me duart në xhepa? Po për ta diskutuar këtë në Stamboll, kryeqytetin kulturor që bashkon kontinentet?”.
Në një postim tjetër, Musk tha: “Mezi pres ta vizitoj Stambollin. Është një nga qytetet më të mëdha të botës.”
Postimi mblodhi 19 milionë shikime dhe mori reagime nga përdoruesit e platformës.
Një përdorues komentoi: “Por robotët nuk do t’i kenë duart në xhepa!”. “Robotët nuk do të kenë xhepa të pantallonave për të futur duart”, komentoi një përdorues tjetër.
Përdoruesi i tretë komentoi: “Robotët nuk mund të kenë kurrë këtë ndjesi si Yusuf”.
Yusuf ka konkurruar në Lojërat Olimpike 2008, 2012, 2016, 2020. /Telegrafi/