Për disa sportisë në Lojërat Olimpike, një medalje e artë – përveç që përbën arritje jetësore – sjell edhe një shpërblim financiar.
Sportistët që fitojnë medalje të arta, më së shumti shpërblehen në Hong Kong, përkatësisht me 700 mijë euro. Pas Hong Kongut, renditet Singapori me shpërblim 650 mijë euro dhe Tajvani me 550 mijë euro.
Medalistët e artë olimpikë, Kosova i shpërblen me 100 mijë euro. Ndërkohë, sportistët që fitojnë medalje të argjendtë me 60 mijë euro, dhe ata me medalje të bronztë me 40 mijë euro, shkruan Reporteri.net.
Sportistët më së paku shpërblehen në Australi dhe Danimarkë, përkatësisht me 13 mijë dhe 14 mijë euro.