Më 04.08.2024 në orën 19:25, në Stacionin Policor të Gostivarit u raportua se në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar, një motor BMW me targa të Gostivarit, i drejtuar nga V.T. (49) nga Gostivari, doli nga rruga.
Në aksident, shoferi pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat u konfirmuan në Qendrën Urgjente të Gostivarit.
Një ekip nga Stacioni Policor i Gostivarit kreu hetimet në vendin e ngjarjes.