Territori i Maqedonisë së Veriut edhe këtë javë do të gjendet nën ndikimin e masës së nxehtë dhe stabile ajrore që depërton nga viset veriore të Afrikës.
Metereologët paralajmërojnë se anticikloni afrikan do të sjellë mot të nxehtë dhe të thatë së paku edhe për dy javë.
Qendrat metereologjike të rajonit, nga mesjava, paralajmërojnë valën e re të vapës afrikane të ashtuquajtur “Lucifer” që do ta kaplojë Ballkanin, me temperatura që do të shkojnë mbi 40 gradë.
Sipas tyre, kjo valë e të nxehtit pritet të jetë më e fuqishme se vala paraprake “Haron” që kaploi këtë rajon gjatë korrikut, kurse mot më I freskët pritet pas 15 gushtit.
Gjatë kësaj jave, sipas metereologëve, pritet përforcimi I erës nga drejtimi verior vecanërisht përgjatë Luginës së Vardarit.
Bëhet thirrje për kujdes maksimal me qëllim të parandalimit të përhapjes së zjarreve që kohën e fundit kanë shkaktuar shumë probleme në vend.
Edhe gjatë dy javëve të ardhshme, në vendin tonë, temperaturat do të shkojnë mbi 30 gradë derisa në viset qendrore dhe juglindore si dhe në Luginën e Shkupit deri në 40 gradë.
Shumë I lartë mbetet edhe UV-Indeksi që do të ketë vlerën 8. /tvklan.mk/