Të dielën është raportuar në polici, se dy të dyshuar të panjohur të premten kanë dëmtuar dy dritare e pastaj kanë depërtuar në një xhami në Muhoc të Ferizajt.
Sipas raportimit, të dyshuarit pastaj kanë hequr nga rrjeti elektrik kamerat e sigurisë.
Rasti është cilësuar “Vjedhje e rëndë në tentativë”, dhe po hetohet, shkruan në raportin 24-orësh të policisë, përcjell Klankosova.tv.