Vangjel Tavo triumfoi në Himarë, Rama: Urime kryebashkiakut të ri për fitoren spektakolare!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi kandidati socialist, Vangjel Tavo fitoi Bashkinë e Himarës.

Rama e ka konsideruar si spektakolare fitoren e Vangjel Tavos, ndërsa shprehet se Himara do të kthehet në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut.

Kreu i qeverisë ka edhe një apel për të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi që të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes.

“MIRËMËNGJES dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”, shkruan kryeministri.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share