Rrjetet sociale u vërshuan me video nga koncerti i Adeles në Munich, ku këngëtarja vendosi të ndalonte performancën për të përfshirë transmetimin e finales së garës në Lojërat Olimpike në Paris.
Adele njihet si një këngëtare e cila krijon momente të paharrueshme për publikun e saj gjatë performancave dhe një prej tyre sigurisht ka ndodhur në koncertin e fundit.
Këngëtarja britanike këtë muaj do të këndojë dy herë në javë në Munich dhe duket se tashmë në koncertin e parë ka krijuar një moment viral.
Adele vendosi të mos lejojë që koncerti ta ndalojë atë të ndjekë finalen e 100 metrave për femra.
Këngëtarja ndaloi koncertin dhe gara nga Parisi u shfaq në ekranin e madh në skenë.
Megjithatë, shumë mbetën të hutuar duke pyetur se për kë po kërkonte Adele.
She really said we are not missing this, and I like her for it😭💅🏽💅🏽💅🏽 3rd August,2024 #Olympics #2024Olympics #adelelive #adeleinmunich #adele #adeleaccess #adeleadkins #germany🇩🇪 #munich #explorepage✨ #concert #Adeleworld #adelerollinginthedeep #adelesetfiretotherain ♬ original sound – ADELE21❤🪐
Duke marrë parasysh se aty ishte një përfaqësuese e Britanisë së Madhe, por, mesa duket, ajo brohoriste për konkurrenten nga ShBA.
Këngëtarja performoi në arenën e hapur Messe Munchen prej 80 mijë vendesh dhe pas një sërë shfaqjesh në Gjermani, Adele do të rikthehet në rezidencën e saj në Las Vegas, e cila do të zgjasë nga 25 tetori deri më 23 nëntor. /Telegrafi/