Artizanët e Çarshisë së Vjetër pa mbështetje nga shteti – Brezat e rinj të pa interesuar

Artizanatet në çarshinë e Shkupit pa mbështetje të plotë  nga ana e shtetit, rrezikojnë të shuhen traditat e trashëguara prej një shekulli. Ekrem Neziri njëri ndër punishtet më të vjetra dhe të para të ngjyrosjes  thotë se duhet mbështejtje nga Shteti, por edhe të rinjt ta trashegojnë që të mos ngelen pa një zanat.

Ky lokal është mbi 120 vjet, mbi 120 vjet, se e di qe baba jem dy gjenerata  para babait tim, babai im eshte bere per rahmet  edhe ai ka punuar mbi 45 vjet e ka bere te plot, plus si cirak ka qene, pas babait e trashegova une. 03:01/03:15  Zanati eshte duke shkuar ne zhdukje, vetem se eshte nje problem sepse une si pronar I lokalit jame i dashuruar ne kete pune edhe me vjen keq, une bej cmos per me jetu thotë Ekrem Neziri. 04:29/04:48 Une jame duke e pare qe gjithe rinia jane duke shkuar krejt  neper shkolla jane duke shkuar neper fakultete, ajo eshte shume mire me shku ama eshte mire edhe te shkojne baballaret ti marrin femijet e vet le ti cojne ne shkola dhe fakultete por mire shte ti dergojen te marrin edhe zanat.

Esnafi i Çarshisë së Vjetër në Shkup, Bujar Dullovi thotë që më tepër se gjithçka duhet kushtuar rëndësi artizanateve të vjetra.

“Ne njihemi me arti zanat e vjetra e si mos ta mbajmë atë ne do te jemi asgjë, neve bota na njeh si çarshi e vjetër e Shkupit ku me art zanatet e vjetra, arti zanantet e vjetra sidomos në këtë vend ku gjindemi ku pronari apo esnafi e ruan me një fanatizëm të madh ku gjenerata e tij e dyta e tash e treta e kan trashëguar dhe e mbajnë me krenari , ndonjëherë edhe krenaria nuk mjafton për arsye se si themi ne shkon duke u zbeh edhe këta bukuri të çarshisë duhet patjetër të mirmbahen me mënyra të ndryshme me finansime të ndryshme me çfarë do ndihmese  mund të ketë ky person, përshembull ky biznes është e mireseardhur”, deklaroi Dullovi.

Ndryshe, punishtja e Ekrem Nezirit është një nga më të vjetrat dhe e para në çarshinë e vjetër të Shkupit që ngjyros të gjitha llojet e materialeve, mëndafshit  dhe pambukut. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share