Prej javës në Angli tema kryesore është se kush do ta drejtojë Kombëtaren e Anglisë pas largimit të Gareth Southgate.
Shumë emra janë në listën e Federatës së Futbollit të Anglisë, por ëndrra mbetet Pep Guardiola.
Trajneri spanjoll më në fund është përgjigjur nëse do ta marrë drejtimin e Tre Luanëve.
“Unë jam pjesë e Cityt dhe ndjehem shumë mirë. As nuk e di nga vijnë këto zëra që më shohin në krye të Anglisë”.
“Unë tani mendoj vetëm për sezonin e ri dhe mezi pres që futbollistët të arrijnë në gjendjen e duhur. Dua që i gjithë grupi të bëhet sa më shpejt bashkë dhe të rifreskojmë edhe njëherë objektivat për sezonin e ri”, u shpreh Pep Guardiola.
Citizens synojnë ta mbrojnë titullin e kampionit në Angli, derisa Federata angleze duhet të shikoj opsione të tjera për trajner. /Telegrafi/