Ish-ushtari i UÇK-së Blerim Ramadani nuk është liruar, por ndodhet në burgim shtëpiak!

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadani i cili u arrestua ditë më parë në hyrje të Maqedonisë së Veriut nuk është liruar nga paraburgimi, por të njejtit i është ndërruar masa nga paraburgim në burgim shtëpiak.

Kështu thonë informacionet zyrtare, tek të cilat potencohet se Ramadani deri më 16 gusht do të jetë në burgim shtëpiak, ndërsa më pas do të vendos Gjykata për ekstradim ose lirim.

Blerim Ramadani ishte ndaluar me kërkesë të Interpolit të Serbisë, ndërsa për lirimin e tij reaguan përmes një proteste paqësore në Shkup dhe Organizata e Veteranëve të UÇK-së. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share