Garda Revolucionare e Iranit: Hakmarrja ndaj Izraelit do të jetë e ashpër

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra në Teheran nga një predhë me rreze të shkurtër veprimi me prej rreth 7 kg, tha Garda Revolucionare e Iranit në një deklaratë të shtunën.

Hakmarrja e Teheranit për sulmin do të jetë “e ashpër dhe (do të merret) në një kohë, vend dhe mënyrë të përshtatshme”, thuhet në deklaratë, e cila fajëson Izraelin – “regjimin aventurier dhe terrorist sionist” – për vdekjen e tij.

Ndërkaq, sot Pentagoni tha se Shtetet e Bashkuara do të zhvendosin avionë luftarakë dhe luftanije shtesë në Lindjen e Mesme.

Uashingtoni synon ta përforcojë mbrojtjen pas kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij, Hezbollahu dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Tensionet në rajon janë shumë të larta pas vrasjes së Haniyehut dhe një komandanti të lartë të grupit libanez, Hezbollah./Express/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share