Përfaqësuesit e KF Gostivari në ditën e hedhjes së shortit për sezonin e ri 2024/2025 konfirmuan se ndeshjet e veta në cilësinë e vendasit do ti luajnë në stadiumin e qytetit në Gostivar, këtë e konfirmoi edhe komisari i garave në FFM, Igor Frangovski për çka ishte e shtjelluar edhe shorti që mos vinte që dy ekipet të luajnë në të njëjtën date. Por papritmas prej para tre ditëve drejtuesit e klubit kanë marrë gjithçka që është pronë klubit dhe janë larguar nga Gostivari. Arsyet janë të panjohura por flitet se ndeshjet e para në kampionatin e ri Gostivari do ti zhvillon në stadiumin e Shtipit dhe më pas do të vazhdon të luaj në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari.
Çka po ndodh me këtë skuadër e cila këtë pretendon të lufton kreun e tabelës. A thua vallë problem është se në stadiumin e qytetit do të luan edhe KF Besa e Dobërdillit apo diç tjetër, deri më tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për shkaqet e largimit nga Gostivari.
Ndrysh KF Gostivari në këtë afat kalimtar të verës në radhë e veta ka sjell këto futbollit Mevlan Murati, Darko Glishiq, Kostadin Çeshmexhiev, Zeni Husmani, Marko Simonovskin, Emanuel Mbende, Aldair Djaló, Dushko Trajçevski, Malik Hamziq, Oğuzhan Aydoğan, Nabil Dirar dhe Kristijan Gjorgjievski.
Në ndeshjen e pare të kampionatit të ekipi I Gostivarit është mysafire e Pelisterit në Manastir. /tvklan.mk