Incidenti me Vjosa Osmanin në Aeroportin e Shkupit, TAV: Nuk është kërcënuar siguria e aviacionit

Kompania TAV e cila menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka reaguar në lidhje me incidentin e mbrëmshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Nga atje thonë se TAV Maqedoni, si operator aeroporti, ka obligim ligjor që të kryejë një kontroll sigurie të të gjithë pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave në fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.
Prandaj, Departamenti i Sigurisë i TAV Maqedoni, në kuadër të kompetencave të veta, ka bërë kontroll standard të sigurisë së pasagjerit të përmendur si dhe bagazhit të tij, në pikën e kontrollit të sigurisë në sallonin VIP, për të siguruar fluturimin specifik komercial.
Duam të theksojmë se siguria e aviacionit nuk është kërcënuar, sepse ngjarja e përmendur ka ndodhur në hapësirën publike të aeroportit, pra përballë pikës së kontrollit të sallës së VIP-ave, nga ku pasagjerët VIP, pasi janë kontrolluar nga Sigurimi, dërgohen në zonën e kontrolluar nga aeroporti.

Gjithashtu duam të theksojmë se salla e VIP-ave është një ndërtesë e veçantë e izoluar nga ndërtesa kryesore e terminalit të Aeroportit të Shkupit, që do të thotë se nuk është e saktë se është cenuar siguria e udhëtarëve”, thonë nga TAV Maqedoni.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share