Situata e boksieres algjeriane, Imane Khelif, është bërë tema më e përfolur në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, pasi ka dyshime mbi gjininë e saj, por duket se tashmë gjithçka është sqaruar.
Edhe para se të fillonte turneu i boksit në Lojërat Olimpike, një pjesë e publikut u zemërua sepse dy gra me testosterone të tepërta u lejuan të luftojnë në Paris. Ato janë 28-vjeçarja Lin Yu-Ting nga Tajvani dhe 25-vjeçarja Imane Khelif nga Algjeria.
Ato nuk janë transgjinorë, ato identifikohen si gra. Por, ato gjithashtu kanë nivele të larta të testosteronit. E ndërsa performanca e tajvanezes ende pritet, algjeriania ka pushtuar mediat pas luftës së djeshme (e enjte).
Pas një goditje tjetër, ajo shkoi në këndin e saj dhe kërkoi të ndalonte luftën. Pasi u ndërpre, Carini u gjunjëzua dhe qau.
“Kjo nuk është një humbje për mua. Është një sukses i madh të hysh në atë ring. Por, kur ajo më goditi për herën e dytë, unë nuk mund të merrja më frymë. Pavarësisht gjithçkaje, ishte një nder për mua të performoja në Lojërat Olimpike”, ka thënë Carini pas meçit kundër algjerianes të cilën shumë e përshkruajnë si një boksier kontrovers.
Arsyeja për këtë është se ajo, ashtu si kolegia e saj tajvaneze, u ndalua nga Kampionati Botëror, pasi nuk i plotësonte kushtet për të garuar në garën e femrave.
Imane Khelif dhe Lin Yu-ting u s’kualifikuan nga Kampionatin Botëror i Femrave 2023 sepse testet “provuan se kishin kromozome XY”, shpjegoi Shoqata Ndërkombëtare e Boksit (IBA).
Por, me faktin se IBA nuk drejton ngjarjen olimpike të boksit në Paris, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar konfirmoi se ishte i lumtur që të dy luftëtaret mund të konkurronin sipas rregullave më pak të rrepta të përshtatshmërisë gjinore që ishin në fuqi për Lojërat e Tokios 2020.
Një nga ata që përpiqet të dëshmojë se gjithçka është e rregullt është gazetari algjerian Youcef Zaghba, i cili postoi tre foto në Instagram që sipas tij e shfaqin Khelifin si një vajzë të vogël.
Ai e quajti atë një heroinë algjeriane dhe kërkoi që të shpërndaheshin në rrjetet sociale. Shumë shpejt ato filluan të shpërndaheshin në rrjetin social X (ish-Twitter). /Telegrafi/