Kreu i Hamasit u vra me një eksploziv të kontrabanduar në ndërtesë dy muaj më parë

Lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra të mërkurën me një eksploziv të fshehur që u kontrabandua në ndërtesën ku ai do të qëndronte, transmeton Anadolu.

Sipas një raportimi të New York Times, që ka cituar shtatë zyrtarë të Lindjes së Mesme, duke përfshirë dy iranianë dhe një zyrtar amerikan, tha se bomba ishte fshehur rreth dy muaj më parë në ndërtesën në Teheran.

Haniyeh ishte në Teheran për inaugurimin e presidentit të ri iranian.

Dy anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të cilët u informuan për incidentin thanë se shpërthimi tronditi ndërtesën, theu xhamat dhe shkaktoi shembjen e një muri të jashtëm.

Zyrtarët iranianë dhe Hamasi njoftuan të mërkurën se Izraeli qëndronte pas vrasjes, por Times tha se ky përfundim u arrit edhe nga disa zyrtarë amerikanë, të cilët gazeta tha se kërkuan të mbeten anonimë.

Izraeli nuk ka marrë ende përgjegjësinë për vdekjen e liderit të Hamasit.

Raporti, megjithatë, tha se zyrtarët e inteligjencës izraelite informuan SHBA-në dhe qeveritë e tjera perëndimore mbi detajet e operacionit menjëhë pasi ai ndodhi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më herët u bëri thirrje të gjitha palëve në Lindjen e Mesme për të ulur tensionet dhe për të arritur urgjentisht një armëpushim në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka vrarë rreth 39.500 palestinezë që nga 7 tetori.

Transmeton Anadolu Ajansi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share