Ministrja e Financave, Gordana Koçovska Dimitriovska, ka refuzuar mundësinë e zvogëlimit të pagave të zyrtarëve, të cilat vitinm e kaluar u rritën për 78 për qind pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Pavarësisht kërkesave për ulje të pagave, ajo argumenton se ministrat punojnë shumë dhe nuk duhet të ndëshkohen.
Kochovska theksoi se pagat e ministrave janë të arsyeshme dhe se ajo nuk do të qëndrojë në postin e saj nëse pagat u zvogëlohen.
“Nuk e di se çfarë do të bëjmë, por nëse planifikojnë t’i zvogëlojnë do të largohem. Këtu 115 mijë denarë është paga e një ministri. Kam punuar privatisht dhe kam fituar më shumë. Unë nuk kam pse të jem këtu, le të vijë dikush tjetër këtu që të merret me të, ndërsa ata janë me pushime, unë kam qenë në punë të shtunën dhe të dielën. Dhe nuk kisha pagesa jashtë orarit. Pyetni nga institucionet me borde drejtuese shtesë sa marrin, pyesni familjet sa marrin dhe si janë të lidhur dhe çfarë bëjnë” tha Koçovska.