Ndërpritet rryma e frigoriferëve ku ruhen reagjentët – Andonovska dyshon se rasti është i qëllimshëm

NDËRPRITET RRYMA E FRIGORIFERËVE KU RUHEN REAGJENTËT

Pas incidentit që ndodhi dje pasdite, kur një punonjës i IShP-së e kishte fikur rrymën nga frigoriferi dhe nga dhoma në të cilën ruhen reagjentët për sëmundjet e sipërpërmendura reagoi Drejtoresha e këtij institucioni, Marija Andonovska. Ajo dyshon se nuk është rastësi pasi sipas saj, në IShP ka tabela që kanë qindra siguresa, por në këtë rast janë fikur vetëm dy që ishin të lidhura me frigoriferin dhe dhomën.

“Është rastësi apo jo, nuk e di. Nuk e di sa kohë kanë qenë të fikur, po i kontrollojmë nëse reagentët janë të dëmtuar apo jo. Kemi dyshime për tentim sabotim, por ua lëmë institucioneve të sistemit të hetojnë nëse është kështu. Bëhet fjalë për një frigorifer dhe një dhomë. Në to duhen reagentë të rëndësishëm që do të zbulonin një sërë sëmundjesh. Nëse nuk do të kishim qenë këtu për të ndërhyrë dhe ndezur frigoriferët, dëmi do të ishte i madh. E lëmë të hetohet nëse ka qenë aksidentale apo e qëllimshme”, tha Andonovska.

Andonovska njoftoi se nëse reagimi nuk do ishte I shpejtë do të kishin ngelur edhe pa reagjentët e kollës së keqe.

Mes tyre janë edhe ato për kollën e keqe dhe nëse nuk do të reagonim në kohë do të mbetnim pa to edhe atë në mes të një epidemie pertusis.

Pas publikimit të rastit Prokuroria Publike mënjëher ka hapur një rast për të hetuar nëse ka shenja të veprës penale në rastin konkret.

Rasti u publikua gjatë ditës së djeshme pasi higjenistja vërejti se dhoma e madhe me frigoriferë në të cilën ruhen reagentë për analiza të shumta mikrobiologjike të sëmundjeve infektive dhe joinfektive – nuk funksionon, pra frigoriferët ishin të fikur. Menjëherë është thirrur policia e krimeve dhe është njoftuar prokuroria./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share