Oda e Noterëve kundërshton vendimin e ministrit Filkov

MINISTRI MUND TË NDRYSHOJË VENDIMET, POR KJO NUK DO TË ZGJIDHË PROBLEMET

Pas njoftimit për tërheqjen e ndryshimeve të fundit të Tarifës së Noterisë, e cila duhet të fillojë të zbatohet nga 1 shtatori 2024 kanë reaguar nga Oda e Noterëve të RMV-së të cilët thonë se janë të gatshëm të prezantojë në detaje analizat dhe argumentet për nevojat e ndryshimeve tarifore.

Nëse ministri i Drejtësisë ka arsye për anulimin e ndryshimeve në tarifat e Noterisë, sigurisht që mund ta bëjë këtë brenda kompetencave të tij ligjore, por kjo nuk do ta zgjidhë problemin e qytetarëve dhe as të noterëve. Tarifa noteriale në asnjë rast nuk mund të jetë një proces i fshehtë, për arsye se, si çdo herë më parë, edhe kjo tarifa noteriale është miratuar në procedurën e përcaktuar me ligj, e cila zgjati gjysmë viti.

Ministri Filkov dje njoftoi se do të anulojë vendimin për rritjen e tarifave noterie, miratim të cilin e kishte marr më 6 qershor nga Qeveria teknike Ish-ministri i drejtësisë, Krenar Lloga. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share