Osmani për rastin e Faton Hajrizit: Serbia, shtet fashist që edhe në raste të tilla bën pengesë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në lidhje me rastin e Faton Hajrizit ka thënë se duhet pritur derisa të ketë përgjigje konkrete pasi siç thotë ajo “kemi të bëjmë me shtet fashist” siç është Serbia që në raste si ky bën pengesa.Presidentja Osmani ka thënë se ka angazhim nga insitucionet e Kosovës për të zbardhur këtë rast.

“Republika e Kosovës e ka një zyre ndërlidhëse në Serbi dhe ambasadori ynë në këtë shtet në baza ditore angazhohet edhe me aleatët tonë edhe me institucionet tona. Ju siguroj që të gjitha përpjekjet janë duke u bërë.

Thjeshtë kemi të bëjmë me një shtet fashist që edhe në raste të tilla tentojë të bëjnë pengesë. Duhet të presim derisa të kemi një përgjigje konkrete”, ka thënë Osmani.Faton Hajrizi, shtetas kosovar, ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Në orët e para të 18 korrikut, u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.Një ditë më vonë, autoritetet serbe raportuan për vrasjen e tij.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 22 korrik bëri të ditur se kanë konfirmuar identitetin e Hajrizit nga shenjat e gishtërinjve të dërguara nga autoritetet serbe përmes Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor (ILECU) në kuadër të Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë.Dje, avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se kërkesa e autoriteteve serbe që të merret strishoja e gojës së nënës së Faton Hajrizit tashmë është plotësuar.

Autoritetet serbe ditë më parë kishin kërkuar pështymën e nënës së Faton Hajrizit, për shkak se sipas tyre shenjat e gishtave nuk përputheshin plotësisht.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share