Gërvalla e Osmani i bëjnë “diss” njëra tjetrës me këngët e Dafina Zeqirit…

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar se nuk ka marrëdhënie shumë të mira me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, bashkëpunëtoren e saj dikur.

Gërvallës, e cila e drejton partinë Guxo, kryetare e së cilës ishte Osmani deri në prill të vitit 2021, presidentja ia citoi disa rreshta nga një këngë e këngëtares Dafina Zeqiri.

“Nuk do të komentoja raporte, po kemi dallime në qëndrime të cilat janë të qarta, janë publike dhe nuk është as në interes të qytetarëve, as në interes të Kosovës që ato mos të thuhen publikisht. Por ndoshta për detaje ndonjëherë tjetër. Në qoftë se doni pak me këngë të Dafinës me vazhdu, e ka një të re tash, para një muaji: ‘me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve’, ‘me kast, me kast përsëritës i gabimeve’. Ka edhe këngë tjera Dafina”, tha Osmani.

Ajo e përgëzoi këngëtaren, për të cilën tha se është “një përkrahëse e madhe e fuqizimit të gruas dhe kauzës së barazisë gjinore”. Gjithashtu, përmendi se kënga të cilës iu referua, është “përpunim i këngës së Gilit”. “Se mos na hidhqrohet Gili…”.

Duke folur në një aktivitet të organizuar nga MPJ-ja për mërgimtarët, pasi performoi Dafina Zeqiri, Gërvalla tha mbrëmë se ajo “e këndoi këngën e presidentes – ‘llafe, llafe’”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share