Fshati Bojanë me vite pa ujë për pije! Banorët drejt fshatrave përreth për të siguruar ujë të pijshëm

Banorët e fshatit Bojanë me vite përballen në mungesë të ujit për pije. Shkojnë drejt fshatrave për rreth për të siguruar ujin. Kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

-A zakonishtë vijni këtu për të mbushur uji?

“Vijmë për ditë por vijmë më rrallë shkojnë edhe nëpër qeshma tjera”.

“Një fshat me më shumë 3.000 banorë të përballet me mungesë të ujit po e shohim në fshatin Bojanë pamjen të cilen mund të shihni prapa meje shumica e banorëve presin radhë për të mbushur shihset me uji për shkak mungesës së ujitnëpër shtëpijt e tyre”.

Gati se 70 përqind nëpër shtëpijt e tyre nuk kanë aspak uji, banorët e Fshatit Bojanë thonë se edhe pse burimi i ujit në fshatin Rahçe është shumë afër ata me vite të tëra po përballen me këtë problematik, nga ku për këtë edhe shumica e mërgimtarëve zgjedhin të mos kthehen në vendlindje.

“Nuk kemi aspak, edhe dimrit nuk kmei uji 200, 300 shtëpij nuk kemi aspak uji. 7 kilometra e kemi burimin e Raçes uji shkon në Moran shkon në Zelenikoll në Draçev shkon uji 7 km ujin e kemi turp i madh është kjo për fshatin tonë duhet të meren masa edhe mërgimtarët nuk vijnë sepse ska uji. Më vështirë nuk ka ku shkon ja shiko vijn me vetura jo vetlm ktu por shkojnë edhe nëpër fshatra tjera se ja shiko sa uji ka kjo”.

“Bile mërgimtarët nuk vijnë, ai që ka pasur nijet të vij unë vllaun dhe djalin  ekam atje kur më ka thënë në telefon a ka ujë ka thënë për të mirë babi jem unë eci, nuk dua të përmend si fshat nuk dua të jetojm më se 700 shtëpi ka mendoj që i ka kështu të luajnë me uji nuk kam parë nuk e di se çfarë është kjo punë, premtojnë thonë po nuk ka ujë”.

Më të vështirë e kanë edhe banorët të cilët nëpër shtëpijt e tyre kanë persona të sëmurë, disa detyrohen të blejnë ujë ndërsa të tjerët detyrohen që natën të shkojnë nëpër fshatrat përrethë për të siguruar ujë.

“Për atë të sëmurin që nuk mundet ka bërë ujin rezervë e ka bërë natën a prej cerove a  nga ku sedi ja në çfarë gjendje ka ardh fshatin Bojanë për ujin”.

  • “Dy muaj nuk ka as uji as asgjë vetem blejm ashtu nuk shkon nuk kemi ujë jemi me njerët të sëmur me plak gjithësecili me dertet e veta. Shumë keq 40 temperatura ne gjithë diten pa ujë rallë ka një orë kemi”.

Banorët thonë se që nga viti 2013 vazhdimisht kanë derguar ankesat e tyre drejt Komunës së Sarajt dhe Ndërmarjes Publike “Ujsjellësi dhe Kanalizim”, por nga atje nuk ju është dhënë asnjë përgjigje pozitive.

Televizioni Klan Maqedoni dërgoj pyetje deri tek Komuna e Sarajt dhe Qyteti i Shkupit se a janë duke ndërmarrë masat e nevojshme dhe se kur do të zgjidhet ky problem i kahmotshem por deri këtë orë  nuk morem përgjigje, poashtu dhe nga Qyteti dhe NP “Ujësjellsi dhe Kanalizim” për TV Klan nuk kanë derguar pergjigje. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share