Asociacioni i Komunave me shumicë serbe/ Varhelyi kërkon nga Kosova të ndërmarrë hapa konkret

Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka kërkuar nga Kosova të ndërmarrë hapa konkret për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështje të BE-së në Budapest  ai ka deklaruar se rrugët evropiane për Kosovën dhe Serbinë kalojnë nëpërmjet dialogut.

I ka bërë thirrje Kosovës që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pret nga palët që t’i vazhdojnë përpjekjet për depërshkallëzim dhe përparim në zbatimin e obligimeve.

“Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë nëpërmjet dialogut. Presim që palët t’i vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për depërshkallëzim dhe përparim në zbatimin e obligimeve të tyre, në kuadër të dialogut, duke nisur me dërgimin e draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, deklaroi Varhelyi.

Varhelyi ka shtuar se Bashkimi Evropian është i angazhuar për zgjerim dhe përfshirje të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Themelimi i Asociacionit është një nga pikat e marrëveshjes së Brukselit dhe ankesit të Ohrit që Kosova duhet ta zbatojë, por kjo e fundit akuzon serbinë që nuk po i zbaton marrëveshjet e tjera. Gjithashtu kërkon nënshkrimin e marrëveshjeve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share