PROKURORIA PUBLIKE KËRKOI BASHKIMIN E DY PROCEDURAVE
Gjykata Themelore Penale Shkup njoftoi se më 4 shtator fillon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi. Nga gjykata bëjnë të ditur se seanca që ishte dashur të mbahej sot është ndërprerë pas propozimit për shtyrje të Prokurorisë Themelore Publike për shkak të bashkimit të dy procedurave.
“Për shkak të interesit të mediave dhe organizatave joqeveritare që ndjekin punën e gjykatës, informojmë opinionin se shqyrtimi kryesor për rastin me K. nr. 1339/24 lidhur me vrasjen e dyfishtë të të miturës V. Gj. dhe P.Zh nga Velesi, në marrëveshje me palët, është caktuar për datën 04.09.2024 në ora 10:00 në sallën e gjyqit 1”, thuhet në njoftimin që është publikuar sot në ueb-faqen e Gjykatës Penale.
Së fundmi ka përfunduar edhe hetimi i Lupço Palevskit, i dyshuari kryesor për rrëmbimin e dyfishtë dhe vrasjen brutale, si dhe për një person tjetër të dyshuar për ndihmë në veprën penale, ndaj të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup në maj të këtij viti ka ngritur aktakuzë kundër katër personave për kidnapimin dhe vrasjen mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Të akuzuar janë Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski i cili pas disa muajsh qëndrimi në burgun e Shutkës tashmë ndodhet në arrest shtëpiak pasi Gjykata e Lartë la në fuqi ankesën e tij.