Një person ka humbur jetën, ndërsa një numër i madh i banorëve është dashur të evakuohen nga banesat e tyre për shkak të rrezikut nga zjarri i cili gjatë ditës së djeshme kaploi një pjesë afër fshatit Nemanjici të Shën Nikollës, si rrjedhoj e zjarrit të madh u shkatërruan një pjesë e shtëpive.
Me intervenimin e zjarrëfiksave dhe policisë u evakuan edhe banorët të cilët nuk dëshironin të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
“Jeta e njerëzve ishte në rrezik, dhe disa banorë nuk donin të largoheshin nga shtëpitë e tyre edhe pse zjarri ishte shumë afër… Thjesht, nga zjarrfikësit janë kontrolluar edhe disa nga shtëpitë e rrezikuara nga zjarri, që ndonjë banorë të mos ketë mbetur rastësisht… E kanë pasur të vështirë të largohen nga shtëpitë e tyre”, thanë mëngjesin e sotëm nga QMK.
Përshuarjen e Zjarrit i cili është aktiv edhe gjatë ditës së sotme përveç zjarrfikësve nga toka do të intervenohet edhe me një helikopter dhe tre ajrotraktorë.
Si rrjedhoj e zjarrëve në territorin e vendit Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës. Gjithashtu është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje.