PSG në sulm për yjet e mesfushës, Joao Neves, Jerdy Schouten dhe Joshua Kimmich

Paris Saint-Germain po punon intensivisht në merkaton e verës, duke synuar të rrisë fuqinë e mesfushës së tyre. Në këtë drejtim, tre lojtarë janë në fokus të klubit francez.

Talenti i Benfica, 19-vjeçari Joao Neves, është afrimi i parë që PSG synon. Klubi është gati të paguajë 75 milionë euro për të dhe do ta lidhë atë për të paktën 5 vite.

Një tjetër emër në listën e PSG është Jerdy Schouten, i cili shkëlqeu në mesfushën e PSV dhe ndihmoi klubin të fitonte titullin e Eredivisie. PSG është gati të ofrojë rreth 40 milionë euro për të.

PSG synon të përfitojë nga mosmarrveshjet e Joshua Kimmich me Bayern Munich. Ata dëshirojnë ta transferojnë atë si lojtar të lirë në vitin 2025, por janë të gatshëm të paguajnë edhe këtë verë, nëse Bayern është i hapur për të negociuar.

Deri më tani, nuk ka ofertë zyrtare për Kimmich, por interesim për të ka edhe Manchester United. PSG po bën hapa të mëdhenj në merkato, duke synuar të forcojë skuadrën për sfidat e ardhshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share