Tetë persona në Britani të Madhe janë sulmuar me thikë sot, sipas Shërbimit të Ambulancës Veri-Perëndimore në Merseyside. Viktimat janë dërguar në Spitalin e Fëmijëve Alder Hey, Spitalin Universitar Aintree dhe Spitalin Southport dhe Formby.
Komisionerja e policisë në Merseyside, Emily Spurrell, njoftoi se një burrë është arrestuar pas raportimeve për një goditje me thikë në Southport këtë mëngjes.
Ajo bëri thirrje që njerëzit të jenë të kujdesshëm për atë që ndajnë në internet dhe të mos spekulojnë për këtë incident.