Ukraina kreu një valë sulmesh me dronë brenda territorit të Rusisë, duke i dëmtuar objektet e infrastrukturës në dy rajone. Një ditë më parë, një sulm i raportuar ukrainas shkaktoi zjarr në një rafineri nafte në Rusi.
Kjo është dita e dytë radhazi që sulmet e raportuara ukrainase shkaktojnë dëme në objektet e infrastrukturës ruse. Ndërkohë, Rusia kreu sulme në qytetet jugore të Ukrainës, duke i plagosur 20 persona, përfshirë pesë fëmijë.
Kundërajrorët ukrainas rrëzuan një raketë dhe nëntë dronë rusë mbi rajonet e saj. Bombardimet e vazhdueshme kanë detyruar qindra civilë të ikin nga kjo zonë.