Një ushtri pilivesash e ktheu fundjavën e pushuesve të një plazhi në Rhode Island, SHBA në një murtajë të vërtetë biblike.
Tufa e pilivesave iu drejtua Misquamicut Beach ditën e shtunë dhe ‘pushtuan’ plazhin, hynë nën çadra e shezlongë dhe nuk kursyen as njerëzit. Pushuesit u përpoqën të mbroheshin ndërsa të tjerë u larguan sa më shpejt mundën drejt makinave të tyre.
Një pjesë qëndruan dhe qeshën me pamjen, teksa fëmijët ulërisnin dhe përpiqeshin t’i largonin insektet me lodrat e plazhit.
Tufat e pilivesave formohen kur ato janë në periudhën e riprodhimit gjatë verës ose kur insektet e vogla me të cilat ushqehen detyrohen të ndërrojnë habitatin e tyre për shkak të motit ose aktivitetit njerëzor.
Tufat mund të përmbajnë deri në miliona pilivesa dhe grupet mund të jenë kaq të mëdha sa të dallohen edhe nga radarët.
Pilivesat ushqehen me mushkonja dhe insekte të tjera, por ka raste që mund të hanë edhe zogj të vegjël si kolibrat./tvklan.al
Would you stay or go? ⛱️🤔⁉️ Dragonflies swarmed a busy Rhode Island beach on Saturday — you can hear children screaming as they flew past. https://t.co/xSc1cvImf9 pic.twitter.com/KnhPNf3UUI
— WCVB-TV Boston (@WCVB) July 28, 2024