Bashkimi Demokratik për Integrim dënon “gjuetinë politike të shtrigave” të motivuar politikisht që ka në shënjestër ish-Ministrin tonë të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe BDI-në si organizatë politike, thuhet në njoftim.
Akuzat e pabaza për “pengim të drejtësisë” të ngritura kundër tij janë të fundit në një seri akuzash dhe kërcënimesh të pabazuara që synojnë diskreditimin e partisë sonë dhe përfaqësuesve të saj.
Gjatë muajit të kaluar, jemi përballur me kërcënime të shumta për jetët e deputetëve dhe eksponentëve tanë partiak, përveç shpifjeve të rreme të përditshme.
Këto veprime janë përpjekje të qarta nga qeveria për të devijuar vëmendjen e publikut nga dështimet e saj katastrofike dhe për të frikësuar qytetarin shqiptar, i cili me të drejtë është i indinjuar nga degradimi i shpejtë i pozitës së tij që prej formimit të kësaj qeverie.
Eshtë një përpjekje e hapur për hakmarrje politike ndaj partisë që institucionalizoi dinjitetin e popullit shqiptarë në këtë vend dhe për të heshtur zërin e popullit shqiptar duke e rikthyer shtetin e kapur.
Është e qartë se qeveria me legjitimitet monoetnik tenton për të mbuluar paaftësinë dhe keqmenaxhimin e saj duke sulmuar kundërshtarët politikë.
Qëndrojmë të vendosur dhe nuk do të trembemi nga këto taktika frikacake. BDI mbetet e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
U bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve tanë të smos bijnë pre përmes këtyre veprimeve keqdashëse dhe të qëndrojnë të bashkuar kundër masave shtypëse të kësaj qeverie.
I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe mediave e shoqëriaë civile të monitorojnë nga afër këto zhvillime dhe të mbajnë qeverinë përgjegjëse për veprimet e saj.
Së bashku, do të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi, barazi dhe vendin e duhur të popullit shqiptar në shoqërinë tone dhe shtetin tone të përbashkët” – thuhet në kumtesën e BDI-së.