Një avion me 161 pasagjerë bën ulje të detyruar, u godit nga një zog

Një avion pasagjerësh i kompanisë “EasyJet” bëri ulje emergjente teksa ishte në 9 mijë metra lartësi pasi u godit nga një zog pak pas ngritjes nga pista.

Avioni me 161 pasagjerë në bord ishte nisur nga aeroporti i Faros në Portugali dhe kishte si destinacion Londrën, por u detyrua të ulej në pistën nga ku u ngrit në fluturim. Avioni ka qëndruar për gati 44 minuta në ajër dhe kishte kapur lartësinë 9 mijë metra.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga kompania, ku një zëdhënës i së cilës është shprehur se pilotët po hasnin vështirësi në arritjen e lartësisë së nevojshme dhe vendosën ta rikthenin avionin në pistë. Asnjë prej pasagjerëve nuk pësoi lëndime.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share