MALËSIA E TETOVËS
Ky është vendi strategjik në Bozovcë të Malësisë së Tetovës ku UÇK-ja e kishte bazën, e që më vonë u quajt “Shtëpia e Lirisë”.
“Atëherë, nuk është e rastit që ky manifestim bëhet në këtë vend, sepse është një vend strategjik. Gjatë luftës çlirimtare të 2001 ishte një pikë, një bazë e UCK, prandaj ne rinia e Bozovcës vendosëm që në fakt ta riparojmë, në atë kohë në 2001 ishte vetëm një kasollë shumë e thjeshtë vendosëm që ta riaprojmë dhe e quajtëm Shtëpia e Lirisë sepse nuk ka ngel ushtarë që ka kalu prej Kosove ka ardhur këtu në Maqedoni dhe anasjelltas që nuk është ndal këtu në këtë shtëpi” – tha Shpresim Kamberi, banor i Bozovcës.
Simbolika e emrit, thotë banori, erdhi pasi kjo ishte pika e parë ku u vendosën ushtarët, dhe ky vend ishte strategjik për ata.
”Kjo i mbet emri Shtëpia e Lirisë se këtu u bë pika e parë e ushtrisë, ushtarët që erdhen këtu u vendosën. Ishte vendi më strategik për të parë për rreth, e tani për atë i mbet emri Shtëpia e Lirisë dhe pike parë në malësi të sharrit kjo ka qenë” – tha Ajet Sefullahi, banor i Bozovcës.
Për çdo vit, banorët e fshatit dhe mërgata në shenjë respekti mblidhen tek “Shtëpia e Lirisë” në një “sofër” tradicionale shqiptare për të kujtuar të gjithë kontribuesit e Lirisë dhe Barazisë. /tvklan.mk/