Shkolla fillore “Jashar Bej Shkupi”, helmon banorët përreth

OBORRI I SHKOLLËS KTHEHET NË DEPONI

Obori I shkollës fillore Jashar Bej Shkupi në Çair të Shkupit është shndërruar në deponi. Banorët ankohen se po helmohen ndo ditë nga era e keqe, thonë se vazhdimishtë kanë dërguar ankesa tek drejtoria e shkollës por nuk është ndërmarrë asgje.

Nuk është objekt i braktisur por këto pamje janë nga shkolla fillore “Jashar Bej Shkupi” në Duqangjik.

“Ndodhemi prapa shkollës Jashar Bej në Duqangjik të Shkupit e gjendjen të cilen mund të shihni prapa meje kjo shkollë është kthyer në një deponi, e kjo gjendje ka vështirësuar edhe jetesën për banorët të cilët jetojnë përrethë, ata thonë që nga kjo gjendje  nuk mund t i hapin as dritarët për tu ajrosur” – tha një banor.

Banorët thonë se kjo gjendje është shumë më herët, e pamvarësisht që ankesat e tyre disa herë  i drejtuan tek drejtori i shkollës, asnjëherë nuk ka pasur përmisim.

“Shumë e vështirë edhe e pa pastërt edhe erë, hudhen mbeturina edhe ka kohë që nuk e kanë pastruar, një kohë e gjatë na pengon shumë” – tha një banor.

Hym për të parë në shtëpijt përrethë e gjendja ishte kjo. 00067 min 00:11

Era e keqe dhe mbeturinat e bëjnë më të vështirë që banorët të mund t i hapin dritarët.

“Kjo është gjendja që nuk mund të hap as dritaren, era e keqe mbeturina ka pa fund jemi në hall prej secilës gjë. Janë edhe dritarët e fqinjëve ka pasur raste që kemi qenë të detyruar vet të pastrojmë kemi qenë edhe tek drejtori i shkollës po po do të pastrojmë, pastrimi ja ku është në këtë nivel ka arritur prej fjalëve të tyre” – tha një banore.

Për shkak të pushimit verore shkollat janë të mbyllura, Televizoni Klan Maqedoni drejtoj pyetje me shkrim në këtë shkollë, por deri tani nuk kemi marrë përgjigje.

Veç kësaj kjo shkolla bënë pjesë në Komunën së Çairit, për këtë drejtuam pyetje edhe në komunë nga aty thanë:

Në shkollën fillore “Jashar Bej Shkupi” në Çair, po zhvillohen punime për rregullimin e tre klasave mësimore dhe renovim të tualeteve. Materialet punuese deri në përfundim të punimeve do qëndrojnë në oborr të shkollës. Sa i përket pjesës mbas objektit shkollor ajo pjesë është e mbyllur dhe nuk ka qasje për nxënësit” thonë për tv Klan nga Komuna e Çairit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share