Mbytet një 50-vjeçar në bregdetin e Durrësit

Një person është mbytur mesditën e kësaj të shtune në bregdetin Adriatik. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në bregdetin e Rrushkullit, në veri të qytetit të Durrësit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, viktima është një burrë rreth të 50-ave. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për hetimet e rastit.

Mësohet se trupi i pajetë i 50-vjeçarit është dërguar në morgun e Durrësit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për të mësuar shkakun e vdekjes. Nëse ai ka ndërruar jetë si pasojë e ndonjë komplikacioni kardiak apo ka humbur jetën nga mbytja./abcnews.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share