Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Elysee, përpara ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Kurti ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita, ndërsa Macron e priti kreun e qeverisë kosovare dhe zonjën e parë, Brigitte Macron. Sot do të mbahet ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, ku Kosova do të marrë pjesë me nëntë sportistë, me xhudonë si disiplinë dominuese.