Minçev ndryshoi llogaritjet për balancuesin/ Ulet përqindja e shqiptarëve rritet e maqedonasve

MINÇEV NDRYSHOI LLOGARITJET PËR BALANCUESIN

Ministri i Administratës Publike Goran Minçev ndryshioi llogaritjet për balancuesin, sipas përllogaritjeve të reja, rritet përqindja e maqedonasve dhe ulet ajo e shqiptarëve. Reagojnë nga BDI dhe Vlen.

Ministri i Administratës Publike Goran Minçev njoftoi se Janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjeti për punësim sipas nacionalitetit në institucionet shtetërore. Me këtë ulet përfaqësimi i shqiptarëve në administratë! Në gusht 2022, ministri i atëhershëm Admirim Aliti bëri një përllogaritje të re, duke numëruar diasporën nga regjistrimi i vitit 2021 dhe rriti përqindjen e punësimit të shqiptarëve në 29.54%. Me ndryshimet e reja në përllogaritjen e balancuesit do të përfshihet vetëm numri i popullsisë rezidente

“Ndryshimet në përqindjet e mjetit balancues janë bërë ekskluzivisht në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, i cili më parë nuk ishte respektuar. Kjo do të thotë se në përllogaritjen e balancuesit do të përfshihet vetëm numri i popullsisë rezidente si pjesë e planeve vjetore të punësimit në institucionet e sektorit publik dhe popullsia jorezidente përjashtohet nga përllogaritja e balancuesit”, tha Minçev.

I mënjëhershëm ka qeneë reagimi I nënkryetarit i BDI-së, Arbër Ademi. Sipas tij, “kjo që po ndodh, nënkupton mijëra shqiptar më pak në administratë, gjykata e prokurori”.

“Prej fillimi e kemi thënë, kjo Qeveri monoetnike e pa legjitimitet ndëretnik ka për qëllim demontimin e të gjitha të arriturave prej vitit 2001 e këndej, kuptohet duke shfrytëzuar si instrument listën e dytë të VMRO-s, ekipin B të saj-ВРЕДИ! Kjo që ka ndodh, nënkupton mijëra shqiptar më pak në administratë, gjykata e prokurori”, ka shkruar Arbër Ademi.

Për deklaratat e ministrit Minçev ka reaguar edhe nga koalivioni VLEN. Ata thonë se ,kuadrot e ZNAM-it kanë një vlerësim të gabuar se identitetin e tyre politik do ta krijojnë mbi një doktrinë antishqiptare.

“Së shpejti do të vijnë zgjedhjet lokale, ku sërish do të kuptojnë se në Kumanovë nuk ka fitore pa shqiptarët. Ulja e përqindjeve të shqiptarëve është folklor parazgjedhor dhe një argument plus pse duhet shfuqizuar balansuesi dhe të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë. Një qasje e tillë do t’i eliminojë disa politikanë si Dimitrievski dhe Minçev që të vendosin se sa dhe çfarë shqiptarësh do të punësohen në administratën publike!”, thonë nga VLEN.

Kujtojmë se ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në fund të majit 2023, tentoi që ta zgjidh problematikën e keqpërdorimit të përkatësisë etnike gjatë punësimit, duke nënshkruar një udhëzim me çka do të vendosej përkatësia etnike në dokumentet e gjendjes civile. Por, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi këtë udhëzim në fund të muajit shkurt të këtij viti.

Sipas, përllogaritjeve të reja në planet vjetore të punësimit në institucionet e sektorit publik, korrigjohen përqindjet: maqedonas nga 54,21% në 58,44%, shqiptarë nga 29,52% në 24,30%, turq nga 3,98% në 3,86%, romë nga 2,34%. në 2,53%, serbët nga 1,18% në 1,30%, për boshnjakët mbetet njëjtë dhe vllehët nga 0,44% në 0,47%./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share