Barack Obama ia jep mbështetjen e plotë për presidente të SHBA-së, Kamala Harrisit

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka miratuar kandidimin e nënpresidentes Kamala Harris që të jetë kandidatja presidenciale demokrate, duke i dhënë fund ditëve të spekulimeve nëse ai do ta mbështeste atë apo jo, shkruan BBC, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ish-presidenti Obama dhe ish-Zonja e Parë Michelle Obama thanë në një deklaratë të përbashkët se ata besojnë se zonja Harris ka “vizionin, karakterin dhe forcën që kërkon ky moment kritik”.

Obama thuhet se ishte në mesin e më shumë se 100 demokratëve të shquar me të cilët foli Harris pasi presidenti Joe Biden njoftoi të dielën e kaluar se do të tërhiqej nga gara.

Në një deklaratë në atë ditë, Obama lavdëroi largimin e Biden, por nuk e dha asnjë deklaratë nëse e mbështeste Harrisin.

Zëvendëspresidentja e SHBA-së ka siguruar tashmë mbështetjen e shumicës së delegatëve demokratë, duke e vendosur atë në rrugën për t’u bërë kandidatja zyrtare në konventën e partisë në gusht.

Familja Obama tha në deklaratën e së premtes se ata nuk mund të ishin “më të ngazëllyer për të mbështetur” Harris. Ata u zotuan se do të bëjnë “çdo gjë që mundemi” për ta zgjedhur atë.

“Ne pajtohemi me Presidentin Biden”, thuhet në deklaratën e çiftit Obama, se “zgjedhja e Kamala Harris ishte një nga vendimet më të mira që ai ka marrë. Ajo ka një rezyme që e vërteton këtë”./Reporteri.net/.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share