ISIS-i po rekruton masovikisht adoleshentë, kryesisht në Evropë

Pothuajse dy të tretat e arrestimeve të lidhura me grupin militant islamik ISIS në Evropë në nëntë muajt e fundit ishin adoleshentë, ka mësuar CNN.

Shqetësimet po rriten midis zyrtarëve evropianë të sigurisë përpara fillimit të Lojërave Olimpike të Parisit mbi fuqinë në rritje të grupit të Shtetit Islamik dhe filialit të saj, ISIS-K.

Një studim akademik i 27 sulmeve të lidhura me ISIS-in që nga tetori i vitit të kaluar zbuloi se, nga 58 të dyshuarit, 38 ishin midis moshës 13 dhe 19 vjeç. Të dhënat e fundit nga Europol tregojnë se “numri i sulmeve të planifikuara është katërfishuar që nga viti 2022.
Rritja e dukshme e rekrutimit të radikalëve të rinj për të kryer akte terrorizmi vjen në një kohë kur zyrtarët evropianë të sigurisë po shprehin shqetësimin për rigjallërimin e mundshëm të sulmeve të organizuara terroriste.

Grupi ka ndërtuar një prani të jashtëzakonshme në Turqi gjatë tre viteve të fundit, sipas dokumenteve të gjykatës dhe analistëve. Sipas agjencisë turke të inteligjencës MIT, 426 të dyshuar të ISIS-K u arrestuan në 122 operacione vetëm në vitin 2023.

“Grupet si ISIS-K synojnë posaçërisht adoleshentët e rinj”, tha Peter Neumann, studiues i sigurisë në Londër. “Ata mund të mos jenë shumë të dobishëm, por ata janë më pak të dyshimtë. Një terrorist është i mjaftueshëm”.

Neumann shtoi se adoleshentët rekrutohen përmes platformave të mediave sociale si TikTok, të tërhequra përmes algoritmeve ku rekrutuesit xhihadistë mund t’i ftojnë ata.

“ISIS-K tani është pjesa më ambicioze dhe agresive e ISIS-it”, tha ai, duke shtuar se kjo do të thotë se grupi mund të planifikojë sulme më të mëdha, më komplekse me më shumë terroristë.

Ndryshe, niveli i gatishmërisë së sigurisë në Paris është në nivelet më të larta të mundshme. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share