VALA E TË NXHETIT,ZJARR NË SPANJE DHE ITALI
Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre në Spanjë dhe Itali të cilat nuk po vendosen dot në kontroll për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.Në Tajvan dhe Filipine tajfuni Gaemi ka shktaktuar viktima dhe ka detyruar mijëra të tjerë të evakuuohen.
Vala e dytë e të nxehtit në Spanjë ka shkaktuar zjarre . Në El Pueyo de Araguas në pjesën verilindore të Spanjës zjarret kanë dëmtuar pyjet.
Njëmbëdhjetë mjete ajrore, duke përfshirë shtatë helikopterë dhe katër avionë, po punonin për të frenuar përphapjen e flakëve.
Turisti spanjoll Daniel Ramon, 66 vjeç I cili po kalon verën në qytetin e afërt të Ainsa shprehet I trishtuar për dëmin që i ka shkaktaur zjarri natyrës.
“Më trishton kjo situatë dhe fakti që zjarri ka rënë në një vend kaq të bukur. Unë jam me pushime dhe shoh sa bukur është këtu. Më vjen keq ta shoh… Nuk e di se si ndodhi, por është një fatkeqësi që ka ndodhur dhe po digjen shumë pyje”, tha Daniel Ramon një turist.
Tridhjetë e shtatë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre ndërsa zjarrfikësit vazhduan të luftojnë me flakët në pyllin me pisha.Edhe në Itali ka patur zjarre.
Autoritet italaine po punojnë për shuarjen e një zjarri në gjirin San Felice të duke përdorur avionë. Rreth 540 njerëz janë evakuuar nga atraksionet turistike të kësaj zone.
Ndrëkohë në Filipinet dhe Tajvani janë gjynjëzuar për shkak të tajfunit Gaemi I cili po lëviz drejt pjesës juglindore të Kinës. Dy persona kanë hambur jetën dhe 266 janë plagosur për shkak të tajfunit në Tajvan ndërsa 500 000 familje mbetën pa energji elketrike.Në manila në kryeqytetin e filipineve 12 njerëz kan ëhumbur jetën dhe mbi 600,000 njerëz janë evakuar./tvklan.mk/