GJYKATA THEMELORE: PRESIN TË PERFUNDOJNË PROCEDURAT NË MINISTRINË E DREJTESISË
Pas protestave të mbajtura javën e kaluar në Shkup, gjatë ditës së sotme edhe ne Ferizaj janë paralajmëruar protesta nga Organizata e Veteraneve te UCK-se për lirimin e Blerim Ramadanit.
Ndërkohë në RMV vazhdojnë procedurat për ekstradimin e Ramadanit, ndërkaq nga Gjykata Themelore në Shkup per Klan Maqedoni thonë se Prokuroria ka pranuar kërkesen e tyre, por tashmë presin të perfundojnë procedurat në Ministrinë e Drejtesisë.
Klan Maqedoni ka kontaktuar Ministrinë e Drejtësisë ku thone se deri më tani ka marrë vetëm një njoftim nga MPB-ja se personi Blerim Ramadani është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit ekstradues prej 30 ditësh. Kurse për informacionet tjera do të njoftohen në kohë.
”Ministrinë e deri më tani ka marrë vetëm një njoftim nga MPB-ja se personi Blerim Ramadani është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit ekstradues prej 30 ditësh. Ministria e Drejtësisë është kompetente për të marrë vendim vetëm kur gjykata të ketë konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për ekstradim” – thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Ivica Daciq bëri të ditur se nga organet kompetente të RMV -së presin miratimin e vendimit për ekstradim edhe pse siç tha, ajo është cështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut.
“Ne kemi shumë njerëz që kanë marrë pjesë në krime gjatë kohës së luftës, janë procesuar dhe janë lëshuar fletarreste. Sipas atyre fletarresteve, disa prej tyre janë arrestuar. Ne presim që të miratohet vendim për esktradimin, por ajo është cështje e brendshme e Maqedonisë së Veriut” – tha Ivica Daçiç, Ministër i Brendshëm i Serbisë
Blerim Ramadani u arrestua dit më parë nga Ministria e Punëve të Bredshme në pikën kufitare Glloboҫicë-Jazhincë nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. /tvklan.mk/