Taravari: Për personelin mjekësorë me shkollë të mesme, deri në fund të vitit do të ketë vendime pune

Taravari tha se do të angazhohet në kuadër të buxhetit aktual, të sigurojë vendime pune për personelin mjekësorë me shkollë të mesme.

“Angazhimi im i ardhshëm do të jetë që të shohim këta që një kohë të gjatë, posaçërisht personeli mjekësorë me shkollë të mesme, që një kohë të gjatë punojnë dhe nuk kanë vendim për punë, të gjejmë edhe për ata zgjidhje, deri në fund të vitit edhe ata të jenë të punësuar të rregullt. Dmth do të pritet buxheti i ri? Nuk do të pritet buxheti i ri, do të përpiqemi që në këtë buxhet ta menaxhojmë, megjithatë më duhet kohë që të sinkronizohem me ministrat e tjerë”, tha mes tjerash Taravari.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share