Labi e fshin reagimin që e bëri ndaj Kurtit për Faton Hajrizin – kjo është arsyeja

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, më herët ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili ftoi qytetarët që të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit.

Sipas Tahiri, kryeministri nuk mund t’i ndalë mendimet e qytetarëve, ndërsa për Faton Hajrizin thotë se është hero për familjen e tij ndonëse jo për të.

Për më tepër, Tahiri thotë se po “të ju kishte lavdëruar juve si VV dhe juve si  kryeministër, ju sot do ta quanit Hero Fatonin”, tha ndër të tjera Tahiri në postimin e parë.

Por, pak më vonë ai e fshiu këtë postim, duke thënë se nuk lejon që në komentet e tij “shqiptari – shqiptarit me i than tradhtar e me e sha njani tjetrin ne komente”.

“Të dashur qytetar, postimin e hjeka sepse nuk lejoj qe ne postimet e mia shqiptari – shqiptarit me i than tradhtar e me e sha njani tjetrin ne komente! Unë e shkrova nje teme tjeter por te ne politika i jep kahje tjeter dhe me mirë që e hjeka postimin. Sidoqofte uroj qe shqiptarët ta duan njeri tjetrin dhe ta ruajmë veten me shumë”, ka shkruar ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share