“BETEJA” ME ZJARRET
Pas zjarreve të shumta në vend që shkaktuan dëme të mëdha materiale, autoritetet janë duke menduar për ndryshime rrënjësore në sistemin për menaxhim me kriza.
Një nga opsionet është që të bëhen bashkë Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendra për Menaxhim me Kriza. Dhe të formohet një trup i posaçëm që do të kishte kapacitete materiale dhe kadrovike që të përballet me kriza të këtilla në të ardhmen.
Vendimin e bëri publike Ministri I Brendshëm, Pançe Toshkovski duke I vlerësuar zjarret si katastrofë kombëtare, kurse sistemin e mbrojtjes nga krizat si jo adekuat.
“Fakt është se QMK-ja dhe institucionet tjera veprojnë konform kapaciteteve që I kemi trashëguar, por është fakt se kjo nuk është adekuate dhe në kohë sipas nevojave. Resurset janë ata, njerëzit, mundësitë, por është fakt se kemi trashëguar sistem që është I shkatëruar dhe duhet të reformohet thelbësisht” – tha Toshkovski.
Sipas Drejtorit të Qendrës për Menaxhim, aktualisht në vendin tonë aktive janë shtatë zjarre, kurse për momentin nuk ka nevojë për ndihmë nga vendet tjera.
“Zjarri në Makedonski Brod është më kritike, kurse po lëviz drejt parkut “Jasen”. Në këtë rajon digjen pyje. Aktiv është edhe zjarri në Komunën e Pllasnicës. Në territorin e Komunës së Dollnenit zjarri është transferuar nga një fshat në fshat tjetër. Zjarr ka edhe në Komunën e Çashkës. Zjarret në malin Serta janë nën kontroll dhe situata po ndiqet me kujdes” – tha Angelov.
Autoritetet kërkojnë zgjidhje edhe për problemet me të cilët përballen punonjësit në Pyjet Kombëtare. Sipas Toshkovskit, është vendosur që të ndahen 15 ton karburantë nga rezervat e shtetit që edhe Pyjet Kombëtare me kohë të ndihmojnë në “betejën” kundër zjarreve.
Nga ana tjetër, policia është duke punuar për të zbuluar shkaqet e zjarreve. Për momentin janë dy të dyshuar që lidhen me zjarret. /tvklan.mk/