Tërmet me magnitudë 4.5 në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 02:42 janë regjistruar lëkundje tërmeti në disa qytete të Shqipërisë.

Sipas informacioneve të para lëkundja ka qenë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit dhe raportohet se thellësia e valëve ka qenë 6.5 kilometra.

Lëkundjet, përveç Tiranë e Durrës janë ndjerë edhe në Lezhë, Laç e Fushë-Krujë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share