LeBron James do të mbajë flamurin e ekipit olimpik në Paris

LeBron James, ylli i jashtëzakonshëm i basketbollit, do të mbajë flamurin e ekipit olimpik të SHBA-së në Paris. Në një ndeshje përgatitore të zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës, SHBA-ja ishte në prag të disfatës përballë Gjermanisë, por falë performancës së shkëlqyer të James, ata arritën të fitojnë 92-88.

James, 39-vjeçari veteran, shënoi 20 pikë, kapi 6 topa në tabela dhe dha 4 asiste, duke treguar saktësi të lartë në gjuajtjet nga loja me 73% realizim. Ai shënoi gjithashtu 11 pikët e fundit për ekipin, duke shmangur humbjen dhe duke mbajtur shpresat e tifozëve dhe shokëve të skuadrës për mbrojtjen e titullit olimpik të fituar në Tokio.

Pavarësisht dy miqësoreve të fundit që nuk krijuan shumë optimizëm, SHBA-ja mbetet ekipi për t’u mundur në basketboll në Lojërat Olimpike të Parisit, duke synuar të mbajë titullin e kampionit olimpik për herë të pestë radhazi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share