SHEMBET BALLKONI NË NAPOLI, 2 VIKTIMA DHE 13 TË PLAGOSUR
2 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një ballkoni në Napoli.Në mesin e të lënduarve janë 7 fëmijë ndërsa ende nuk dihen shkaqen e incidentit.
Dy të vdekur dhe 13 të plagosur, mes të cilëve 7 të mitur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë është bilanci tragjik nga shembja e një ballkoni në Napoli.
Ata që humbën jetën janë një 29-vjeçar, i cili humbi jetën menjëherë dhe një grua 35-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë me të mbërritur në spital, të dy brenda së njëjtës familje.
Rreth 800 persona janë dëbuar nga ndërtesa në të cilën u shemb balllkoni.
Ekipet e kërkim- shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat dhe për të ofruar ndihmë për të plagosurit.
Autoritetet italiane thonë se shkaku i shembjes ende nuk është përcaktuar dhe një hetim ka nisur për incidentin./tvklan.mk/