Komunikacion i dendur në pikat kufitare “Bogorodicë” dhe “Tabanoc”

Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane.

Vërehet intensitet më i madh i komunikacionit edhe në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe në Tabanoc. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje në shtet, njoftoi LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 1 korriku deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në Maqedoni vendoset regjim veror i qarkullimit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda të mallrave me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.Terminët janë si në vijim:e premte prej orës 17:00 – 22:00, e shtunë prej orës 09:00 deri 18:00 dhe e diel prej orës 09:00 deri 22:00

Në rrugën magjistrale A2 seksioni: Shkup – Ohër – Shkup ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e të cilave kalon 7,5 tonë gjatë fundjavave, në intervalet e ardhshme: e premte prej orës 15:00 – 22:00, e shtunë prej orës 07:00 deri 12:00 dhe prej 18:00 deri 24:00 dhe e diel prej orës 07:00 deri 22:00.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share