Artisti i njohur nga Shkupi, Shpat Kasapi, ka rrëfyer për si rral herë për jetën dhe karrierën e tij profesionale në emisionin “S’e luan topi”. Ai ka folur për fillimet e karrierës dhe sfidat që ka hasur, duke përfshirë një periudhë të vështirë depresioni.
Kasapi tha se gjatë kësaj periudhe ka kryer analiza të shumta dhe mendonte se i kishin bërë magji. Ai përshkroi depresionin e vetmisë dhe vështirësitë që ka kaluar, duke theksuar se ndonëse analizat mjekësore ishin në rregull, ai ndjente ankth dhe izolim. Kasapi gjithashtu përmendi se disa njerëz sugjeronin se mund të ishte prekur nga magjia ose mësyshi, duke e bërë të vështirë për të përballuar jetën publike dhe përqafimet e shumta nga fansat.