JAVA E SPORTIT
Rërë plazhe në Sheshin e Tetovës…
Për shumicën e qytetarëve diçka e pazakontë, por në këtë shesh u zhvillua turneu i Beach Volleyit në kuadër të Javës së Sportit që po realizohet në kuadër të Verës Kulturore në Tetovë.
Pjesmarrës ishin nëntë ekipe konkuruese me volejbollistë nga Tetova, Maqedonia e Veriut, Ukraina dhe Kosova.
Në natën finale, vendin e parë e fitoi dyshja nga Kosova, Ermal Maliqi dhe Erjon Bajrami, vendin e dytë Adriatik Berisha dhe Shkëlqim Ismaili, kurse të tretin Roman Vollkov dhe Ivan Andonov.
Medaljet u ndanë nga Zv/Kryetari i Federatës së Volejbollit, Ivica Haxhi Ilevski – Çajka, ish voljebollisti I mirënjohur tetovar Durim Luma dhe nga Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.
Nga Komuna e Tetovës thonë se Vera Tetovare do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore./tvklan.mk/