Koreja e Veriut dërgon balona me mbeturina në Korenë e Jugut, Seuli paralajmëron hakmarrje

Koreja e Veriut ka dërguar sot balona me mbeturina në Korenë e Jugut, duke përshkallëzuar tensionet pranë kufirit. Ushtria e Koresë së Jugut ka paralajmëruar se do të hakmerret me transmetime propagandistike “në shkallë të plotë” duke filluar nga ora 13:00 sot.

Shtabi i përgjithshëm ushtarak i Seulit ka deklaruar se veprimet e Penianit mund të kenë pasoja fatale dhe se regjimi i Koresë së Veriut do të jetë i vetmi përgjegjës. Që nga maji, Koreja e Veriut ka dërguar mijëra balona me çanta plot me mbeturina përtej kufirit, në një fushatë hakmarrjeje për balonat e dërguara nga aktivistët e Koresë së Jugut që mbanin fletëpalosje kundër liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, USB me video muzikore dhe seriale televizive nga Koreja e Jugut, si dhe dollarë amerikanë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share